Në Bjeshkët e Bogiqes, në vendin ku u përjetësua luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Fazliu, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore, në shenjë nderimi për jetën dhe sakrificën e dhënë për lirinë e Atdheut.
Në përvjetorin e rënies, do e kujtojmë përherë si hero dhe shembull për brezat.
Lavdi e nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!