Në Deçan u hap nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, një manifestim i rëndësishëm kulturor kushtuar figurave të shquara të rapsodisë shqiptare, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.
Përmes këngës, valleve dhe traditave të pasura shqiptare, skena e festivalit solli një atmosferë të veçantë, duke bashkuar artistë dhe grupe folklorike nga të gjitha trojet shqiptare. Kjo natë dëshmoi edhe një herë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe rëndësinë e ruajtjes së saj ndër breza.
Falënderojmë të gjitha Shoqëritë Kulturore-Artistike për pjesëmarrjen dhe performancat e shkëlqyera që i dhanë hijeshi këtij festivali, si dhe qytetarët e shumtë që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje festive.
Ju ftojmë të na bashkoheni edhe nesër në natën finale të Festivalit, e cila mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Deçanit.