U MBAJT DEBATI PUBLIK PËR PROJEKT – BUXHETIN – GRANTI PËR SHËNDETËSI
Debati u kryesua nga Kryesusi, z.Hajdar Sutaj, e pranishme ishte drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësis, znj. Agnesa Vokshi, përfaqësues të sektorit të shëndetësisë dhe zyrtarë komunal.
Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e shëndetësisë, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje.
Kërkesat të cilat u parashtruan nga sektori i shëndetësit:
Për shkak së granti specifik i Shëndetësis nuk ka planifikura mjete financiare në kategorin e kapialeve, kërkuan që të mbështetet nga administrata komunale!
Pati diskutime të vogla, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë sa i përket shëndëtesisë në komunën tonë!