U mbajt Debati Publike për Planin e Integritetit 2023 -2027, i cili plan është hartuar në pajtim me nenin 25 Ligjit Nr.08/l-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe në përputhje me “Metodologjinë e Planeve të Integritetit” komuna e ka hartuar Planin e Integritetit për periudhën 2024 -2027.
Qëllimet e Planit të Integritetit janë:
Sistem efektiv i menaxhimit të integritetit në institucion;
• Llogaridhënie publike dhe transparencë;
• Rezistencë institucionale ndaj cenimeve të integritetit;
• Planifikim i menaxhimit të rrezikut ndaj integritetit në institucion.
Plani rithekson përkushtimin e komunës për të shtuar dhe fuqizuar kontrollet ekzistuese operative në të gjitha aktivitetet brenda fushëveprimit të insitucionit. Plani përshkruan masat e bazuara në rrezik për arritjen e objektivave të insitucionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe vlerat dhe standardet profesionale. Të pranishmit dhanë rekomandimet e tyre të cilat do të përfshihen në planin e përmendur.