Në Komunën e Deçanit u mbajt dëgjimi i tretë publik buxhetor me përfaqësues të organizatave joqeveritare, të rinjve dhe komunitetit sportiv.
Gjatë këtij takimi, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, para të pranishmëve prezantoi dhe shpjegoi buxhetin e Komunës së Deçanit për vitin 2027, duke ofruar informacione lidhur me planifikimet dhe prioritetet buxhetore.
Të pranishmit ngritën shqetësime dhe dhanë rekomandime lidhur me ndarjen e subvencioneve, veçanërisht për sigurimin e një ndarjeje të barabartë dhe të drejtë të mjeteve për klubet sportive.
Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe në funksion të adresimit të nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve