U mbajt diskutim publik lidhur me taksat komunale, i udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit, z. Hajdar Sutaj, ku morën pjesë drejtorë të drejtorive përkatëse, zyrtarë komunalë dhe qytetarë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me taksat komunale, duke përfshirë nivelin e tyre, mënyrën e aplikimit dhe ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre, duke kontribuar në një debat të hapur dhe konstruktiv.
Ky diskutim synon rritjen e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përmirësimin e politikave komunale në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre.