Sot me datë 14.06.2022 u mbajt Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2023/01 – Granti për Shëndetësi.
Dikutimi u hap nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë diskutim ishin një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, ndër ta, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Agnesa Vokshi, asambleistë, përfaqësues nga QKMF-ja, zyrtarë e qytetarë .
Në fjalën e saj drejtoresha Cacaj, tregoj para pjesëmarrësve se buxheti i paraparë nga Ministria, për Grantin për Shëndetësi është 1.473.221 euro dhe 183.000 sh. residenciale.
Gjatë diskutimit pati sugjerime të ndryshme nga pjesëmarrësit sa i përket kësaj ndarje buxhetore dhe u kërkua që ndarja të analizohet dhe të bëhet aty ku nevoja është më e madhe.
Këto diskutime do të kalojnë në mbledhjet e rregullta të Kuvendit ku dhe do të merren vendimet e duhura, në bazë të kërkesave, sugjerimeve e vërejtjeve për të cilat mund të drejtoheni në zyrën e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe përmes postës elektronike në:
Komuna.Decani@rks-gov.net