U mbajt Konferenca e Dytë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D) “Perspektivat dhe Strategjitë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal në Epokën e Digjitalizimit”, organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Komunat e rajonit të Dukagjinit.
Në konferencën e dytë morën pjesë Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj, përfaqësues nga Ministritë për Zhvillim Rajonal, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Junikut, Istogut, Klinës, Rahovecit, bizneset dhe akademia, ku u zhvillua konferenca e dytë e FERD-it me temën “Perspektivat dhe Strategjitë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal në Epokën e Digjitalizimit”.
Të pranishmit u përshëndetën nga nikoqiri i konferencës, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, nënvizoi rolin e universitetit në përgatitjen e kuadrove të rinj, të përgatitur për tregun e punës dhe mbështetjen e institucionit që përfaqëson në përkrahje të misionit të tretë të institucioneve të arsimit të lartë, që është kontributi në shoqëri.
Zv. Ministri i Ministrisë për Zhvillim Rajonal, z. Ali Tafarshiku, vlerësoi rëndësinë e projekteve të përbashkëta për përparimin ekonomik, ndërsa zv. Ministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Resul Makreshi, theksoi rolin kyç të politikave inovative për nxitjen e sipërmarrjeve dhe rritjen e konkurrencës në nivel lokal dhe rajonal.
Në këtë konferencë u diskutuan tema kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal në epokën e digjitalizimit. Nga sesionet e mbajtura në Qendrën Rinore të Deçanit, dolën përfundime dhe rekomandime të rëndësishme për të ardhmen e Dukagjinit.
Falënderojmë Universtitetin “Haxhi Zeka” dhe FERD për organizimin e kësaj konference dhe bashkëpunimin!