Konsultimin e udheheqi, z. Mon Selmanaj, të pranishem ishin, përfaqësues të OSB-së, dhe zyrtare komunal.
Strategjinë e prezantoi, znj. Ajne Iberhysaj, dhe zyrtarja për Informim dhe Komunikim me Publikun, znj. Edone Kameraj, gjatë prezantimit të këtij dokumenti, u tha se Strategjia për informim dhe komunikim, është dokument i rëndësisë së veçantë për komunën e Deçanit, i cili rregullon fushën e komunikimit dhe informimit në relacionin qytetar – komunë.
Strategjia është një përpjekje për të avancuar komunikimin mes Komunës dhe qytetarit.
Gjithashtu u tha se qëllimi i strategjisë është inkurajimi për pjesëmarrjen aktive të qytetareve në aktivitete komunale.
Kjo strategji komunikimi dhe informimi, do të jetë një ndihmesë për punën e Komunës e cila fokusohet në rritjen e transparencës komunale përmes ofrimit efektiv të informacionit dhe avancimit të mjeteve të komunikimit me qëllim të marrjes së mendimit të qytetarit për çështje që ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve të Komunës.