Mbledhjen e kryesoi, z. Izet Zenuni – Drejtor për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike.
Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, ku pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin: Për këtë takim është propozuar ky rend pune:
1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;
2. Të ndryshme.
Fillimisht kryesuesi i takimit, z. Izet Zenuni pas verifikimit të anëtareve kourimi i ishte për ta mbajtur takimin dhe i njoftoj të pranishmit, kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj nuk do jetë pjesë e takimit për shkak të angazhimeve, po ashtu i njëjti i njoftoj të pranishmit për emërimin e Koordinatores për KKSB që do të jetë, znj. Gentiana Mazrekaj.
Rreth sigurisë në komunën tonë foli Faik Jahmurataj, Komandant i Stacionit Policorë në Deçan tha se ne përgjithësi gjendja në komunën e Deçanit është e qetë dhe stabile, i njëjti apeloj për senzibilizim që të kemi kujdes në komunikacion sidmos tash me ardhjen e bashkadhetarëve tanë, ku theksoj se policia e Deçanit është çdo herë në shërbim të qytetarëve të komunës.
Kryesuesi i takimit, z. Izet Zenuni theksoj se në ditët në vijim do të veprohet për t’i përmirësuar gjendjene ndriçimit dhe pastrimine rrugës nga vegjitacioni.
Rekomandime:
-Takime sensibilizuese dhe informuese per zjarret në zonat e bjeshkëve dhe marrja e masava për ata qe cenojnë rendin dhe qetësinë publike.