Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, përfaqësuesit e OSBE-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, zyrtarët komunalë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të KKSB-së për vitin 2025;
4. Shqyrtimi i raportit të punës një vjeçare të Kryetarit të Komunës;
5. Shqyrtimi i raportit të punës një vjeçare të Komitetit të Komuniteteve;
6. Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2024;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të komisionit Komunal për emërim të rrugëve – Lista me emra rezervë të rrugëve të Komunës së Deçanit;
8. Shqyrtimi i kërkesave;
9. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet me datë 27.02.2025.