U mbajt mbledhja e II-të e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raport nga ZLK:
3. Informim nga Zyra për Komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane rreth punës dhe aktiviteteve nga viti paraprak:
4. Të ndryshme:
I.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Procesverbali miratohet një zëri pa asnjë vërejtje nga të gjithë anëtarët e Komitetit.
II. Raporti i ZLK-së:
Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar, kemi pas një rast të braktisjes së mësimit të detyrueshëm nga një nxënës i Komunitetit Ashkali.
Njoftimi për këtë rast na ka ardhur përmes shkresës Nr. Prot. 1710/02 nga SH.F.M.U “Maxhun Çekaj” Irzniq.
III. Informim nga Zyra për Komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane rreth punës dhe aktiviteteve nga viti paraprak:
Sa i përket raportit nga Zyra për Komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane rreth punës dhe aktiviteteve nga viti paraprak : të njëjtin e para të pranishmeve e paraqiti z, Artan Ismajlaj Zyrtar i Lartë për Integrime Evropiane.
Raporti njëvjeçar Janar-Dhjetor 2023 kaloj pa asnjë kundërshtim.
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete z, Shkelzen Berisha kërkoj nga të pranishmit që vizitat e parapara për këtë vit në vendbanimet e komunitetit jo shumicë të realizohen në të njëjtën dit qe mbahen mbledhjet e Komitetit për Komunitete .
Propozimi u miratua me shumice votash.
