U mbajt mbledhja e III-të e KPF-së.
Mbledhjen e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtori i Administratës, z. Jashar Dobraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika;
1. Shyqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raporti i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave;
3. Kërkesë e Kryetarit të Komunës për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje të projektit ‘’Digjitalizimi i Memorialeve të Dëshmorëve në Gllogjan’’;
4. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me dt: 29.03.2024.