Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari i Komunës, z. Sami Cacaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal.
Për rend dite ishte propozuar kjo pikë:
1. Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe marrja e Vendimit për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ZHTZ. Bajram Begaj.
U miratua Vendimi për shpalljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, ZHTZ. Bajram Begaj.