Sot, në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, e udhëhequr nga kryesuesi z. Hajdar Sutaj.
Në mbledhje morën pjesë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Urbanizëm, z. Ramë Melaj, si dhe anëtarë të tjerë të KPF-së.
1.Shqyrtimi i kërkesës financiare nga Kryesia e fshatit Isniq;
2. Kërkesa e OLV-së për mbështetje financiare për pikturimin e disa mureve me motive kombëtare përgjatë rrugës Deçan–Pejë, përkatesishtë të Ura Dëmës.
Të dy pikat u votuan dhe u miratuan nga anëtarët e Komitetit.