Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga Kryesuesi i Komitetit, z. Shkëlzen Berisha, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komitetit.
Për këtë mbledhje u shqyrtua ky rend dite:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raporti i Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK);
3. Raportimi nga Drejtoria për Arsim;
4. Raportimi nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
5. Të ndryshme.
Në kuadër të pikës së dytë, përfaqësuesi i ZLK-së, z. Shaban Peqinoviq, raportoi se gjatë periudhës raportuese nuk ka pasur raste të reja të riatdhesimit.
Më pas, z. Ramiz Bajrami nga Drejtoria për Arsim prezantoi gjendjen aktuale të shkollave në Komunën e Deçanit. Gjatë raportimit u diskutua edhe për vijueshmërinë në arsim dhe fenomenin e braktisjes së shkollimit nga nxënësit e komuniteteve, me theks të veçantë në rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së tyre në procesin edukativo-arsimor.
Ndërsa, nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale raportoi z. Ali Tahirsylaj, i cili paraqiti gjendjen aktuale të familjeve përfituese të asistencës sociale në komunë, si dhe aktivitetet e ndërmarra në mbështetje të kategorive në nevojë.
Gjatë mbledhjes u zhvilluan diskutime lidhur me temat e rendit të ditës dhe çështje të tjera me interes për komunitetet në Komunën e Deçanit.