Në takim morën pjesë: anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE, UNMIK-u.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raport nga ZLK:
3. Raport nga Kryetari i Komunës së Deçanit për gjendjen e përgjithshme të komunitetit jo shumicë:
4. Të ndryshme:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Procesverbali miratohet një zëri pa asnjë vërejtje nga të gjithë anëtarët e Komitetit..
Raporti i ZLK-së:
Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinović, Udhëheqës i ZLK-së, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve. Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndonjë rast të personave të riatdhesuar, ka pasur vizita neper vendbanimet ku gravitojnë më shumë komunitetet jo shumicë siç janë fshatrat Gramaçel, Dubovik, Shaptej dhe lagjen Pemishte.
Ku janë njoftuar për së afërmi me problemet që përballen ky komunitet kryesisht kanë qenë probleme të infrastrukturës: ndriçim publik, asfaltim etj.
Raport nga Kryetari i Komunës së Deçanit:
Sa i përket raportit nga Kryetari i Komunës së Deçanit: i njëjti ndodhej në një takim me nji nga Ambasadoret e Korit Diplomatik të Akredituar në Kosovë.
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete z, Shkelzen Berisha i njoftoj te pranishmit rreth vizitës së Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtor dhe Kryetarit të Komunës së Deçanit z, Bashkim Ramosaj me rastin e përurimit te disa rrugëve te asfaltuara ne lagjen Pemishte e banuar nga komunitetit jo shumicë.
Albesa Cacaj anëtare e Komitetit nga LDK-ja kërkoj te njoftohet se si janë mundësit që të ju ndihmohet me dru për ngrohje familjeve te komunitetit jo shumicë që e kane gjendjen jo të mirë ekonomike në prag të stinës së dimrit.
Z, Shaban Pejçinović i njoftoj te pranishmit se ketë shqetësim e ka ngrit në instancat më të larta Komunale dhe pret një njoftim rreth kësaj kërkese ditëve në vijim.
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete z, Shkelzen Berisha i njoftoj të pranishmit rreth ndihmës që po ju ofrohet nxënësve të komunitetit jo shumice rreth aplikimit për bursat e shkollimit nxënësve dhe studentëve të komunitetit jo shumicë.
