Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe asambleistë të Kuvendit.
Në rend dite u shqyrtuan dhe u diskutuan këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Shqyrtimi i draftit të parë të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028;
Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena”;
Shqyrtimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM) për komunat: Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik (2025–2035);
Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për ndarjen e hapësirës për ndërtimin e objektit për Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së – dega në Deçan;
Shqyrtimi i draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;
Shqyrtimi i kërkesës nga banorët e fshatit Bellë e Epërme për mbështetje financiare për hapjen e një rruge të re në fshat;
Kërkesa e drejtorit për Urbanizëm për mbështetje financiare për rregullimin e rrugës që shpie në Bjeshkën e Milishevcit;
Kërkesa e Drejtorisë për Bujqësi për mbështetje të fermerëve në bashkëpunim me KRU “Drini i Bardhë”;
Shqyrtimi i kërkesave të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.
Gjatë pikës “Të ndryshme”, u paraqitën disa kërkesa nga asambleistët, të cilat morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhe nga përfaqësuesit e ekzekutiv