Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtar tjerë.
Në këtë mbledhje u diskuta për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Plani për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;
3. Raporti i Komisionit per Emërimin e Rrugëve, Shesheve dh Hapësirave tjera Publike;
4. Shqyrtimi i kërkesave;
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 31.05.2024.
