Sot u mbajt Mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, shoqëria civile si dhe zyrtarë të administratës komunale.
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raporti gjashtëmujor i punës së Kryetarit të Komunës;
3. Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e dytë;
4. Shqyrtimi i raportit të auditimit të jashtëm për vitin 2024 dhe plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
5. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të Zyrës për Barazi Gjinore;
6. Raporti i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
7.Shqyrtimi i draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;
8.Shqyrtimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat: Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik;
9.Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30,000.00 € për realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Deçanit, NPL “Higjiena” dhe Fondacionit CNVP;
10.Vendimi për pagesën, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit me Shtëpinë për Mirëqenien e Gruas – Pejë;
11.Shqyrtimi i kërkesave të ndryshme;
12. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan në mënyrë unanime nga anëtarët e Kuvendit.
Gjithashtu, u formua Komisioni për ndarjen e bursave dhe trajtimin e ankesave për bursat.
Raportimet dhe prezantimet kryesore gjatë mbledhjes:
Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës- U prezantua drejtpërdrejt nga Kryetari z. Bashkim Ramosaj, i cili informoi për arritjet dhe sfidat në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Raporti financiar për tremujorin e dytë – U paraqit nga Drejtoresha për Financa, znj. Dafina Cacaj, e cila dha shpjegime të detajuara mbi realizimin buxhetor dhe menaxhimin financiar.
Raporti për Barazi Gjinore – U prezantua nga zyrtarja për barazi gjinore, znj. Ajne Iberhysaj, e cila foli mbi aktivitetet dhe angazhimet në fushën e barazisë gjinore gjatë periudhës raportuese.
Draft-rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës – U shpjegua në mënyrë të detajuar nga Menaxheri për Burime Njerëzore, z. Enver Cacaj, i cili paraqiti arsyetimin dhe rëndësinë e ristrukturimit të brendshëm në administratën komunale.
Në pikën të ndryshme, asambleistët drejtuan pyetje dhe shqetësime ndaj Kryetarit dhe drejtorëve, të cilat u adresuan me përgjigje të qarta dhe transparente nga Kryetari Ramosaj dhe ekzekutivi.