Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtë sot mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtori i Administratës, z.Jashar Dobraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë.
Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitet 2023-2025;
3.Shqyrtimi i Rregullores së Tatimit në Pronë për vitin 2023 dhe vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023;
4.Shqyrtimi i Model-Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane;
5.Shqyrtimi i Model-Rregullores për Transportin Publik në territorin e Komunës së Deçanit;
6.Shqyrtimi i raportit 6-mujor i kryetarit të Komunës;
7.Rishqyrtimi i vendimeve me rekomandim të MAPL-së (rishqyrtim I vendimit të dt.30.06.2022 për emërim të rrugëve, rishqyrtim i vendimit të datës 30.05.2022 për caktimin e lokacionit me destinim për varrezat e lagjes Nuraj, të fshatit Strellc i Ulët);
8.Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes ‘’Higjiena’’ për shumën prej 80.000 euro, të ndarë me vendim të Kuvendit të datës 28.02.2022;
9.Shqyrtimi i propozim-vendimit të kryetarit të Komunës për themelimin e çmimit ‘’Mirënjohje e Qytetit’’;
10.Trajtimi i qenëve endacak;
11.Të ndryshme.