Mbledhjen e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;
3. Shqyrtimi i Draft – Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
4. Shqyrtimi i Draft – Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027;
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me dt. 30.11.2023.