Mbledhjen e X-të e rregullt e udhëheqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës , z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtare komunal.
Për rend dite ishin propozuar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;
3. Shqyrtimi i Draft – Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
4. Shqyrtimi i Draft – Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027;
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan.
Në të gjitha pytjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe egzekutivi.