Sot në Qendrën Informuese Turistike, u mbajt takim me qëllim themelimin e Stacionit të Kërkim-Shpëtimit Malor në Deçan, i cili do të ofrojë shërbime dhe në veçanti siguri për të gjithë qytetarët!
Në takim morën pjesë Kryetari i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, z. Deni Hameli, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, Drejtori i Stacionit Policor në Deçan, z. Faik Jahmurataj dhe anëtarët e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor në Deçan.
Kjo është një nismë e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim për të cilën është punuar në vazhdimësi, ku trajnimet e pjesëmarrësve kanë zgjatur rreth dy vite në module të ndryshme dhe tani kjo nismë u finalizua me sukses duke u bërë pjesë e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës!
