Sot, Kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z. Isuf Demhasaj, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Swisscontact, përfaqësuar nga z. Fisnik Reçica, Menaxher i Projektit – Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PSPE), financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Kosovë.
Ky memorandum është lidhur me qëllim të intervenimit për inspektimin dhe certifikimin e produktit të turizmit “Via Ferrata” në Deçan.
Kryerja me sukses e këtij certifikimi do të ndikoj në sigurimin e shërbimeve të qëndrueshme të turizmit në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, duke kontribuar kështu në fuqizimin e turizmit lokal në Komunën e Deçanit.
Faleminderit z. Reçica dhe z. Krasniqi për bashkëpunimin!
