Sot, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj, bashëpunëtor dhe koleg nderuan luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë popullit tonë, me respekt, mirënjohje e krenari para jetës dhe veprës të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Atdheut.
Përkujtuan me nderim e lavdi veprën heroike të heroit tonë të pavdekshëm, Gjeneral Major Luan Haradinaj dhe përulemi para veprimtarisë kombëtare e patriotike të Ismail Haradinaj.
Lavdi e nderim përjetësisht luftëtarëve të lirisë!
