Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, bashkë më stafin e tij dhe banoret e fshatit Isniq , bashkarishtë kanë bërë përurimin e rrugës ,,Beqir Loshi’’, e cila lidhë qendrën e Insiqit dhe sheshin ,,Rrustem Buruqi’’, më magjistralen Deçan-Pejë.
Kryetari Selmanaj, me ketë rast tha se në vazhdën e shumë projekteve të cilat janë përfunduar ne këtë fshat dhe do të nisin edhe projekte te reja në të ardhmen është edhe ky investim nga Komuna e Deçanit.
Ne në vazhdimësi po mundohem që më një buxhet anipse të vogle që kem te investojmë në ato vende ku ka më së shumti nevojë që të krijojmë kushte me të mira. Kjo rrugë dhe ky shesh që në përuruam sot janë investim i komunës së Deçanit tha kryetari Selmanaj. Edhe banorët e fshatit Isniq , janë falënderues ndaj Komunës së Deçanit, për investimet e bëra deri më tani në këtë fshat.