Sot në fshatin Gramaçel u përurua objekti i ri i shkollës fillore ”Drita”. Të pranishëm ishin kryetari Ramosaj me drejtorë dhe zyrtarë nga komuna, përfaqësues të Policisë së Kosovës, KFOR-i, ish ministri z.Besim Beqaj, asambleistë, mësues e qytetarë.
Kryetari Ramosaj ndër të tjera tha se ndërtimi i objekteve të reja të shkollës, krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e mësimit si dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore është një dëshmi se çdo ditë e më shumë arsimi po bëhet prioritet në Kosovë.
Me investimet e bëra, objekti i ri ofron kushte shumë të mira për mësim, një ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për nxënësit dhe komunitetin.
Ai pati falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e dhënë për ndërtimin e kësaj shkolle dhe zv. Ministren e Arsimit znj. Edona Maloku Berdyna për prezencën e saj sot.
Falënderues për punën e palodhshme të drejtorit dhe angazhimin e përkushtimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle.
Nxënësve ju urojmë suksese të vazhdushme dhe të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre!