Sot, në Qendrën Rinore në Deçan, u mbajt promovimi i librit “Deçani, ekuivalenca e një poetike atdhetare”, nga autorja Emine Boriçi, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj.
Kjo vepër trajton vlerat letrare, historike dhe kombëtare të Deçanit, duke vënë në pah rëndësinë e poezisë së Shkëlzen Ukëhaxhajt në pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Komuna e Deçanit vlerëson dhe mbështet nisma të tilla kulturore, të cilat kontribuojnë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar te brezat e ardhshëm.
Urime autores Emine Boriçi për këtë vepër të çmuar dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e saj letrare!