Udhëheqës të Kuvendit të komunës së dhe qeverisjes komunale të Deçanit kanë mbajtur sot dëgjim publik për kornizën afatmesme buxhetore të periudhës 2018-2020,
Ndonëse pjesëmarrja e qytetarëve ishte simbolike, përfaqësues të ekzekutivit komunal shpjeguan se ky është vetëm fillimi i hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi edhe me tutje të bëhen ndryshime në këtë dokument.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Jashar Dobraj i cili e udhëhoqi takimin shpjegoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është mjaft e rëndësishme për qytetarët, ngase aty do të jenë projektet e viteve të ardhshme, ndërsa edhe rritja e buxhetit për disa kategori do të jetë mjaft e dobishme.
“Ne kemi dashur që përmes këtij diskutimi publik të marrim mendime dhe kërkesa nga ana e qytetarëve për investimet që e shohin të rëndësishme ata të projektojmë. Ky dokument do të jetë edhe në mbledhjen e Kuvendit, prandaj sugjerimet janë të mirëseardhura” tha kryesuesi Kryesuesi Dobraj.
Ndërkaq drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj.Syzana Mustafaj, shpjegoi se buxheti i projektuar në këtë kornizë është më i lartë se sa viteve të kaluara.
“Janë paraparë rritje edhe nëpër disa kategori të shpenzimeve specifike si në arsim , shëndetësi e sektorë të tjerë , ndërsa propozimet e qytetarëve do të ndihmojnë që të orientohet ky buxhet aty ku vërtet ka nevojë” potencoi drejtoresha Mustafaj.
Qytetarët e pranishëm kërkuan që në Kornizën Afat Mesme Buxhetore të futen më shumë projekte për asfaltim rrugësh , funksionalizim të ujësjellësve dhe krijim të kushteve për zhvillim e bujqësisë.
Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2018-2020 pritet te diskutohet dhe të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit sipas udhëzimeve që janë dhënë nga Ministria e Financave në mbledhjen që do të mbahet më dt.29.06.2017