Njoftohen të gjithë Nëpunësit Civil të komunës së Deçanit, se me datë: 16.06.2017 dite e Premte, nuk do të punohet .
Arsyeja e pushimit është: 16 Qershori dita e Çlirimit për komunën e Deçanit.
Më këtë raste kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , uron të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit më rastin e 18 vjetorit ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit më mesazhin se pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë këtyre viteve që lamë pas, si komunë kemi pasur edhe të arritura të konsiderueshme dhe kemi realizuar një serë projektesh të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve si në: arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujësjellës, administratë, bujqësi, hapësira gjelbëruese, terrene sportive etj .
Prandaj me lejoni qe bashkë t’iu shpreh edhe mirënjohjen time më te përzemërt Familjeve të Dëshmorëve ,Invalidëve dhe Veteranëve të luftës së UÇK-së , të gjithë punëtorëve pa dallim, bujqve, personelit mjekësor, policisë, mësuesve, pedagogëve, shërbyesve civil, gazetarëve, artistëve, sportistëve për tërë atë qe bënë me punën dhe kontributin e tyre të pa mohueshëm në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
Urime 18 vjetori Dita e Çlirimit të Deçanit !
Sinqerisht nga Rasim Selmanaj