Kryetari I komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ua uron shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Daljes Publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Për ditët e sotme ne iu falemi brezave para nesh, përpjekjeve të pandalshme dhe sakrificës së vazhdueshme të popullit tonë, në të gjitha etapat e të kaluarës sonë të hershme dhe në historinë më të re.
Është obligim yni që në secilën ditë të punës sonë, të kujdesemi për statusin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që janë dhe të mos i ndalim asnjëherë përpjekjet për integrimet mbarëkombëtare e, njëkohësisht, integrimin tonë si komb në familjen e madhe të vlerave europerëndimore.