Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.
Lavdi dëshmorëve të kombit dhë të rënëve për liri!