USAID-i është i gatshëm që në Deçan të realizojë projektin Iniciativa për Komunat Demokratike dhe Efektive (DEMI). Kështu ka thënë William Kraus, shef i sektorit për shërbime publike i këtij projekti, në takimin e sotem më kryetarin e Komunës së Deçanit,z. Rasim Selmanaj, dhe zyrtar tjerë komunal.
. Ai pasi ka vlerësuar se projekti i udhëhequr nga ai po shkon mirë, ka thënë se qëllimi i tij është avancimi i shërbimeve në 12 komuna të Kosovës, në të cilat mësojmë që bashkë me udhëheqjet dhe qytetarët të ndërtojmë qeverisjen e mirë dhe efektive.Në këtë takim u tha si pikënisje e projekti DEMI, do të jetë përkrahja e USAID-it që bashkë me komunën dhe donator të tjerë për të realizuar projektin e grumbullimit dhe të menaxhimit të mbeturinave, pasi që Deçani pretendon të behët komunë ekologjike. Lidhur me këtë, Kraus ka premtuar përkrahjen e tij, siç tha ai edhe të projekteve të tjera në këtë komunë të cilat kanë për qëllim avancimin e shërbimeve publikeAi në vazhdim është interesuar se në të cilat fusha të tjera mund të realizohen projekte të realizuara nga projekti DEMI.Pasi ka falënderuar për përkrahjen e USAID-i për projektet e realizuara në këtë komunë, Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, ka thënë se projekti DEMI ka rëndësi të shumëfishtë për komunën e tij. “Problem numër një paraqet grumbullimi dhe menaxhimi i mbeturinave”, ka thënë kryetari Selmanaj, i cili këtë çështje e ka ndërlidhur me pamundësitë financiare dhe teknike të ndërmarrjes publike ,,Higjena”, e cila sipas zyrtarëve të saj, aktualisht grumbullon vetëm 20 % të sasisë së mbeturinave në komunë. Ky është prioritet i prioriteteve, sepse jemi të përcaktuar të zhvillojnë turizmin dhe para se të arrihet kjo nevojitet ekologji e duhur. Edhe Admir Hasanaj, drejtor i DSHP dhe Sadik Ismajlaj, drejtor i NPK “ Higjena” pasi kanë përshëndetur përkrahjen e USAID-it, kanë thënë se kanë hartuar projektin e tyre .