Në ceremoninë mortore të mbajtur në Prapaqan të Deçanit, vendlindjen e këtij dëshmori, merrnin pjesë zyrtar komunal, familjar të dëshmorëve , veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetar të shumët.
Sot, pas 11 vitesh po i palosim në varr ashrat e këtij dëshmori, i cili po iu bashkohet dëshmorëve tjerë, në tokën e shenjët, aty ky prehën eshtrat e bashkëluftëtarëve të tij dëshmor si dhe të birit të tij, Përparim Shala, është shprehur kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, duke thënë se “këtu ashtu si në luftë po bashkohen atë edhe bir, ngase ishin të një ideali dhe të një familje e cila gjithmonë gjatë gjithë historisë ishte rreshtuar vertikalisht. Ai ka thënë se familja Shala, nga Prapaqani, iu fali atdheut dy dëshmor, ndërkohë ata sot iu bashkuan edhe heronjve dhe dëshmorëve Shkelzen dhe Luan Haradinaj, Edmond Hoxhës, Skënder Çekut dhe të gjithë të tjerëve, eshtrat e të cilëve prehën në rrezet e lirisë. Për jetën e veprën e dëshmorit kanë folur edhe deputeti Shkumbin Demalijaj, Fadil Shala, kurse babai i tij Hamza, pasi ka treguar për ankthin 11-vjeçar të familjarëve, ka thënë se tashmë ndihet krenar për veprat e birit dhe nipit të tij dhe mbi të gjitha për atë si tha ai, “tani i di varret e tyre”.Në betejën e 5 prillit të vitit 1999, e cila ishte zhvilluar në Lugun e Baranit, kishte rënë heroikisht Qazim H. Shala, ushtar i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, ndërkohë pas 11 vitesh eshtrat e tij janë gjetur në Lubeniq të Pejës, kurse rivarrimi i tij është bërë në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan .