Deri në fund të vitit 2019 komuna e Deçanit dhe Ndërmarrja Komunale ,,Higjiena’’ do të ketë mbulushemërinë për mbeturina 100 ℅, kështu u bë e ditur përmes një takimi ku i pranishëm ishte kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni , më bashkëpunëtorë ,përfaqësues të ndërmarrjes ,,Higjiena’’ përfaqësues të GIZI-it Gjerman, bashkë kanë diskutuar për mundësin e shtrirjes së rrjetit për grumbullimin e mbeturinave në ter territorin e komunës së Deçanit.
Komuna e Deçanit në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-I gjerman dhe me organizatën joqeveritare në Kosovë Green Art Center-Prishtina (GAC) vijon kampanjën “Deçani Ekologjik”, në kuadër të së cilës synohet zgjerimi i shtrirjes së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në 100% të territorit komunal si dhe pastrimin e të gjitha deponive ilegale dhe revitalizimin e tyre për një mjedis më të pastër.
Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj, tregon se komuna ka bërë të gjitha parapërgatitjet dhe investimet dhe është e gatshme për implementimin e këtij plani konkret dhe tendencioz që do e sjellë Komunën e Deçanit, në një komunë ekologjike duke ju përshtatur edhe natyrës e bukurive natyrore që bart ky qytet.
Në komunën e Deçanit , Departamenti i Shërbimeve Publike dhe kompania komunale “Higjiena” të përkrahur me ekspertizë të jashtme në fushën e menaxhimit të mbeturinave janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për implementimin e këtij plani, i cili do ta sjellë këtë komunë në shtrirjen e shërbimit nga 30,8% sipas raportit të AMMK për vitin 2018 në 100% deri në fund të vitit 2019.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni , ndërmarrja komunale ,,Higjiena’’ ka kapacitet të mjaftueshëm për shtrirjen e rrjetit në ter sipërfaqen e komunës se Deçanit deri në fund të këtij viti. Brenda muajit Nëntor ne mund të prefshim fshatrat Lebushë , Isniq , Dubovik, Prapaqan, Llukë e Ulët, Papiq dhe Lumbardh, ndërsa deri në gjysmën e dytë të muajit Dhjetorë të po këtij viti do të arrimë të kem shtrirje në të gjitha fshatrat ku në sistemin e grumbullimit të mbeturinave do të përfshihen edhe fshatrat e :Kodrali, Pozhar, Irzniq, Prilep, Gllogjan , Shaptej, Dubravë, Gramaqel, Baballoq dhe Lagjaj e Dëshmorëvë dhe Prokolluki.
Për Deçanin e pastër dhe Ekologjik!