Me intensitet të shtuar vazhdojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në qytetin e Deçanit e para në këtë komunë.
Gjatë inspektimit të punimeve të kësaj çerdheje nga kryetari i komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj , i shoqëruar nga përfaqësues të KFORIT italian të cilët janë edhe bashkë financues të këtij projekti janë ndarë të kënaqur më ecurinë e punimeve ku sipas punë kryesit kjo çerdhe është parapa që të përfundoi brenda 90 ditë punë gjë të cilën lë të kuptoi se përfundimi në tersi do të jet në muajin shkurt të vitit 2011. Kapaciteti i pranues në këtë objekt është për 200 fëmijë të komunë së Deçanit që për nevojat aktuale do ti plotësoi kushtet. Më investimin e përbashkët Komuna e Deçanit dhe KFORI mbërrin vlerën mbi 127 mijë euro ku 90 mijë euro janë nga KFORI ndërsa shuma tjetër dhe lokacioni nga Komuna e Deçanit. Ky objekt do të jetë dy katesh në sipërfaqe 400 metër katrorë.