Projekti i kanali të ujitjes i njohur si“Vija e Gështenjës “ , i cili është duke u implementuar, ka hasur në një pengesë nga disa qytetarë, pronarë të pronave ka duhet të kaloj ky kanal.
Mirëpo sot në një takim që Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj i shoqëruar nga Drejtori i Urbanizmit, ai i Kadastrës, i Shërbimeve Publike, shefi i Inspekcionit, dhe zyrtarë të kompanisë së ujërave në takim me këta pronarë kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Pas takimit tek vendi i ngjarjes është vendosur që projekti të implementohet në bazë të ligjit dhe përgjatë segmentit që ka ekzistuare edhe më herët.