Fshati Baballoq i Deçanit, tani e dy ditë është përmbytur nga uji vetëm ndërprerja e shiut të enjten mbase e ka shpëtuar nga katastrofa e cila i kanosej nga vërshimet që ishin përhapur edhe nëpër objekte banimi.
Prurjet e mëdha të ujit nga lumi i Lloqanit, nuk ka mundur t’i përballojë shtrati i ngushtuar i këtij lumi dhe sasi të mëdha të ujit e kanë vërshuar të tërin. Për dy ditë ky fshati mbeti i bllokuar, ndërkohë të ënjtën situata është normalizuar, duke lënë pas pasojat e dëmeve të shkaktuara.
“Me gjithë ndërprejt e shiut fshati ende është mbi ujë”, tregojnë banoret e fshatit Baballoq tutje ata pohojn se nuk ka shtëpi në të cilën nuk ka depërtuar uji, kurse podrumet e tona janë shndërruar në “liqeje artificial”, ndërkohë dëmet janë të konsiderueshme në objekte të banimit , kurse arat e mbjella me grurë duhet të rimbjellen, sepse të tërat i ka mbuluar uji. Ata tregojn se me gjithë ndihmën e Komunës, e cila kishte angazhuar ekskavator për hapjen e shtratit të lumit, uji nuk ka mundur të lokalizohet dhe i vetmi fat për ne, ishte ndërprerja e shiut. Situata nga vërshimet ishte e ngjashme edhe në fshatin Rasatavicë ku po ashtu ka vërshuar i njëjti lum. Edhe banoret e , këtij fshati tregojnë se “asgjë nuk ka shpëtuar nga të mbjellat vjeshtore, kurse ujë ka depërtuar edhe nëpër disa vendbanime”. Banoret tregojnë se shkaqet për këto vërshime ia kanë adresuar ngushtimit të shtratit të këtij lumi, i cili në të dy anët e rrjedhës së tij, është uzurpuar nga mexhanikët, të cilët kanë ngurr “barrikada” mbeturinash të ngurta, kanë mbjell drunj etj.
Me gjithë situatën alarmante, të enjten gjendja ka marrë rrjedhë të stabilizimit thotë Admir Hasanaj, drejtori i DSHP, i cili tregon se gjendja në disa vendbanime akoma është e rëndë. Sipas tij, pos Baballoqit, Rastavicës, Jasiqit të Ri,Vranocit të Vogel, nga të cilat ende nuk është tërhequr uji, ura mbi Lumin e Bardhë, në Llukë të Ulët, është në rrezik të shembët. Atje kemi dërguar ekskavator të cilët po punojnë në shpëtimin e saj, por nga terreni ende nuk jemi informuar se ka kaluar rreziku. Hasanaj, i cili tregon e gjithë drejtoria e tij është mobilizuar, shpreson se ndërprerja e të reshurave të shiut është e vetmja mundësi për stabilizimin e gjëndjës, e cila sipas tij ende është e rëndë.