Viti i ri shkollor 2017/2018 do të nis mbarë për disa nga shkollat e komunës së Deçanit. Drejtoria e Arsimit në komunën e Deçanit ka nda mjete për renovim të disa shkollave të cilat kanë qenë mëse të domosdoshme për renovim
Drejtori Komunal i Arsimit z.Qazim Maloku bëri të ditur se janë nda mjete në vlerë prej 10 mijë € për riparimin e Shkollës së Mesme Profesionale ,,Tafil Kasumaj ‘’në Deçan , ku është bërë ngjyrosja e Kornizave të dyerve , molerimi i mureve të brendshme më dy ngjyra , është siguruar inventari për SH.F.M.U ,,Lidhja e Prizrenit’’ , po vazhdojnë punimet në ndërtimin e sallës së re të Edukatës Fizike në Irzniq ,,Avni Rrustemi’’ ndërsa në SH. F. M. U. ,,Dëshmorët e Vokshit ’’ është rinovuar një aneks më dy dhoma mësimi .
Me investime të tjera do të vazhdojmë edhe në shkolla tjera tha drejtori Maloku.