Në kuadër të vizitave të Komunave të Kosovës, Vlora Çitaku, ministër I Ministrisë për Integrime Evropiane, me stafin e saj, të hënën ka takuar udhëheqjet e Komunës së Deçanit dhe Junikut, ndërkohë iu ka preferuar atyre që të behën gati për integrimin e familjeve që vijnë nga vendet e treta . Ajo, po ashtu, ka konfirmuar se Qeverisa e Kosovës, për këtë qëllim ka ndarë një Fond për 3.5 milionë eurosh, i cili kryesisht do të ndihmojë komunat të cilat kanë vështirësi në përballimin e këtij procesi të rëndësishëm.
“Procesi I integrimit Evropian, përmban një listë detyrash që duhet plotësuar sipas prioriteteve”, ka thënë Çitaku, e cila si prioritet numër një e ka veçuar, liberalizimin e vizave që sipas saj, në këtë kundër mund të ndihmojnë shumë edhe Komunat e vendit. Për ta bërë më të lehtë, këtë Qeveria e Kosovës, për fillim ka ndarë 3.5 milion euro, i cili i dedikohet nevojave imediate të familjeve që vijnë nga vendet e tretë, përkatësisht atyre Komunave që nuk mund të përballojnë lehtë këtë proces, ka treguar ajo, duke insistuar se nga zyrtarët e këtyre dy Komunave, Deçanit dhe Junikut që të parashtrojnë nevojat e tyre, ndërkohë që Ministria që e udhëheq ajo, të jap kontributin e saj.
Pasi ka folur për angazhimet e institucioneve të vendit, Vlora Çitaku, ka treguar se deri më tani, nga Fondi për Integrim, janë shpenzuar vetëm 100 mijë euro, duke lënë të kuptohet se mundësitë financiare të kësaj ministrie, aktualisht janë të favorshme. Ndërkaq, në kuadër të aktivitet të ministrisë të cilën e udhëheq, Çitaku pos tjerash ka treguar për themelimin e Zyrës në hapësirat e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të evidentohen të gjithë të rastet, kurse ndërkohë do të fillojë përkujdesja ndaj të gjitha familjeve, si për problemin e banimit, shkollimit, dokumentacionit etj.