ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
6 tetor 2019
VOTIMI PËRMES POSTËS
Periudha e aplikimit/regjistrimit 30 gusht – 10 shtator 2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 6 tetor 2019.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta siguroni nga:
-
Linja ndihmëse e Operacionit të votimit përmes postës
+ 383 038 213 100
+ 383 038 213 200; dhe
-
Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës.
Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:
Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 6 tetor 2019;
Të jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe të keni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës; dhe
Të dëshmoni se keni të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacionet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 10 shtator 2019.
Aplikacionin e plotësuar mund ta dërgoni:
-
Përmes postës në adresë të KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6, Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës;
-
Përmes e-mailit zyrtar në njërin nga këta: ovpp@kqz-ks.org, vjk.2019@kqz-ks.org, zgjedhjet.2019@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org; dhe
-
Përmes faksit: + 383 038 213 200
Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete përmes postës elektronike personale (e-mailit).
Ju njoftojmë se aplikacionet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar që përmban të njëjtin mbiemër, e jo edhe për persona të tjerë. Nëse dërgoni aplikacione për personat jashtë rrethit të ngushtë familjar, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen!