Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka pritur sot në një takim Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Ismet Ibishi.
Gjatë këtij takimi kryetari Selmanaj, e njoftoi me gjendjen aktuale ne komunën e Deçanit ,sa i përket menaxhimit të situatave të emergjencave duke thënë se krahasuar më vitin e kaluar ky vit për komunën e Deçanit, ka qen më i mirë dhe në pyjet e komunës së Deçanit nuk ka pasur zjarre, po ashtu edhe sa i përket pickimit të rriqrave ne komunën e Deçanit krahasuar më komunat tjera, komuna e Deçanit, ka një situatë më ndryshe nuk kemi raste te tilla .
Më këtë rast zv.Ministri Ismet Ibishi, i bëri më dije kryetarit Selmanaj ,janë duke i vizituar të gjitha komunat për të bërë planifikimin buxhetor sa i përket këtyre rasteve për te ndarë mjete që bashkërisht të kenë nënë kontroll situatën .