Komuna e Deçanit që nga përfundimi i luftës dhe deri më tani ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe sa i përket riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të riatdhesuar.
Dukshëm numri i të riatdhesuarve është rritur sidomos nga viti 2008-2013 .
Koordinatori për Kthim dhe Integrime Evropiane Nezir Balaj tregon se në këtë periudhë kohorë në komunën e Deçanit janë riatdhesuar 171 persona të cilët janë të regjistruar në Zyrën për kthim.
Balaj tregon se posë që janë të shenjur në listën e të riatdhesuarve këta persona edhe kanë përfituar nga ky praqes gjet ë cilën e vlerëson sepse është bërë gjithçka në të mirën e këtyre personave , pos ndihmave që kanë përfituar ne si komunë në vazhdimësi kemi bërë vizita edhe në familje për të parë nga afër edhe gjendjen se si jetojnë .
Në përgjithësi të riatdhesuarit kanë përfituar në mënyra të ndryshme varësisht sipas nevoje dhe kërkesës për të jetuar.
– Nga Plani i Biznesit janë 16 raste të cilat kanë përfituar
– Në riparimin e shtëpive janë 3 raste
-Në ndërtimin e shtëpive janë 3 raste
-Përfitues nga ndihmat ushqimore janë 131 familje
-Përfitues të programit te Akomodimit (banimi me qira) janë 5 raste
Koordinatori për kthim dhe Integrime Evropiane Nezir Balaj , thotë se në jemi të gatshëm që të gjithë të riatdhesuarve të ju ofrojmë ndihmë me mundësitë që ne kemi.