Zyra për Zhvillimin e Turizmit KK Deçan e përkrahur nga Projekti CDF ka organizuar Punëtorinë e radhës me qellim te aftësimit te pjesëmarrësve ne promovimin e turizmit ne komune dhe zhvillimit te planit te aktiviteteve për dy vitet e ardhshme bazuar ne objektivat strategjike për zhvillimin e turizmit ne Deçan.
Pjesëmarrësit e punëtorisë ishin Zyrtaret Komunal si dhe përfaqësuesit e OJQ nga lëmi I turizmit.
Me ketë rast Admir Hasanaj nga zyra e turizmit në Komunën e Deçanit dhe Këshilltari i Projektit CDF Izet Çelaj, shtjelluan me pjesëmarrësit objektivat e turizmit lokal si dhe përcaktuan Planin me dinamiken e aktiviteteve për dy vitet e ardhshme.
Njëkohësisht me pjesëmarrësit bashkarishte u perfundua fllajeri i trete me qellim te promovimit te turizmit lokal “Gryka e Deçanit Ju mirëpret” dhe me ketë rast pjesëmarrësit janë aftësuar praktikisht mbi rendësin, tekniken dhe metodologjinë e shkrimit te fllajerave promovues për turizmin.