Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtor dhe zyrtari për kthim , komunitete dhe integrime Evropiane z.Nezir Balaj , kanë pritur sot në takim zyrtar nga Ministria e Administrimit të pushtetit lokal Divizioni për Integrime Evropiane drejtoreshën e këtij dikasteri Rozafë Ukëimerja më bashkëpunëtorë.
Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , më këtë rast tha se në si komunë kemi punuar në përmbushjen e obligimeve qe lidhen me Integrimet Evropiane , dhe ne vazhdimësi do të punojmë në përmbushjen e këtyre obligimeve në lidhje me Integrimet Evropiane .Marre në përgjithësi ne si komunë jemi të kënaqur sepse nga 28 Komuna sa ka Republika e Kosovës renditem nder 6 komunat e para për plotësimin e këtyre kushteve edhe më tutje do të vazhdojmë të rrisim bashkëpunimin më të gjitha dikasteret dhe të punojmë për renditjen në nivel më të lart të komunës së Deçanit për plotësim të kërkesave që janë parashtrua për raportin e progresit.
Edhe drejtoresha e këtij dikaster Rozafë Ukëimerja, tha se është komuna e 25 në nivel Kosovës që ne si ekipe po e vizitojmë sot, andaj jemi të kënaqur më raportet e dërguara deri më tani karrshi punës që behët ne drejtorit përkatëse , por duke vazhduar këtë bashkëpunim të ndërsjellë ne do të rrisim në nivel më të lartë edhe shkallen e vlerësimit komunën tuaj.
Gjatë këtij takimi është prezantu edhe planin e veprimit për MSA për komunën e Deçanit, për vitin 2015.